KOMANDANT TELI

DY FILMA PER KOMANDANT TELIN




© Editor: Pantheon Books No comments:
Newer Posts Older Posts Home
Subscribe to: Posts (Atom)

VISITORE

VARGJE PER KOMANDANT TELIN


KOLEC TRABOINI

TELI KOMANDANT SHQIPTARI

Komandanti lavdishumë
që s'të vriste bombë as plumb
ndër beteja legjendar
tradhtia të vrau në gjumë
e fëmijët ti hodh në rrugë
o Komandant!

Deputeti i Vetvendosjes
na u bë i Vetperdhosjes
mbajnë fjalim për shqiptarinë
e trajtojnë pa mëshirë njerinë
veç për parè, tjetër s'dinë
o Komandant!

Trimat në varr hajnat mbi krye
kështu po shkruhet historia
kështu po shkruhet dhe tradhtia
hanë e pinë me dushmanin
kokën poshtë ja vënë vatanit
o Komandant!

Eh, të bëheshe gjallë një herë
t'i përplasje në skëterrë
këta hajna e këta zuzarë
që bukën me turp e hanë
e fëmijët në rrugë t'i lanë
o Komandant!

Teli Komandant Shqiperia
oh sa keq sillet njerëzia
në mes udhësh të mbet fëmija
qajnë me lot kërkojnë babanë
se nuk dinë nga t'ia mbajnë
o Komandant!

Ngreu, behu gjallë, o burrë
se je Teli me Flamur
se je trim që s'lind më kurrë
trim legjend pas Adem Jasharit
Teli, komandant shqiptari
o Komandant!

30 qershor 2011

KOMANDANT TELI

Në betej gjithnjë i pari
Në Sllupçan mundi barbarin.
Lefter Koxhaj luftëtar
I kishte shokët e rrallë
Luftën kur nisi Kosova
Mori rrugën nga Nishova
Luftoi sllavët dhe skllavërinë
Pastaj shkoi në Haraçinë
Trim mbi trima, bir shqiptari
Frikë e tmerr sllavo-bullgari.
Thanë në Ohër kemi paqe
Por tradhtia doli në faqe.
Me 7 gusht 2001
Gjithë luftëtarët ranë në zi
E vranë Telin me tradhti.
Ishte trim i pa parë
Donte Bashkimin Kombëtar.
Por tradhtarët e mallkuar
Mu në shtab kishin qëlluar
Sllavëve Telin ja dorëzuan.
Mallku qofshi, o tradhtar
Ju me gjak s’jeni shqiptar.
S’bëni luftë në ballë t ‘ burrnisë
Por në llagëmet e tradhtisë.
Telit dot s’i bënit ballë
ndaj e vratë në gjumë atë djalë.
Maqedonas dhe bullgarë
Por dhe ju, more tradhtar
të mallkuar për jetë jeni
Dhe të vdekur frikë e keni.
Lefter Goxhaj, komandant
Shokët e morën hakun tënd
Tridhjet sllavë i vranë si qentë.
Dhe i vdekur dhe së gjalli
Si legjendë ngrihesh nga varri
armiqëve tu kallësh zjarrin.
Trim mbi trima, bir Skrapari


NE MONASTIR TEK RRAPI
TELIT JU BE ATENTATI

Në Monastir tek rrapi
Një tufë "trima" e mbajnë vrapin
Telit ti bëjnë atentatin
me ato fytyra nxi si dreq
po ngrejnë pluhur në Mateç.
Manastir, o vend i shenjtë
dy makina vinë përpjetë
seç e kishin marrë me ngut ...
nxehur keq u ishin trutë
Kris pisqollja nja tre herë
se u mori koka erë
deshën të vrasin Telin tonë
burrin që trimëri pikon.
Aty shpejt janë rrethue
"trimat" te rrapi janë dërgue
ata brit, ku- ku për ne
mbi ta Teli si rrufe
pistoletën ja vën në ball
deshe t'më vrasësh, mor budallë
po unë të fshij e s'të lë gjallë.
Aman, o Teli mue me m' pshtue.
A don pare me t’ pague
haj medet ku-ku për mue
krejt burrnia mu ka lëshue
u bana gazi i rinisë
unë shtabisti i ushtrisë
që e dija veten trim
obo-bo, po më dilka tim...
Manastir, o vend i shenjtë
histori aty po shkruhen
"atentatorët" zbythen tuten
U dhjenë “burrat“ prej sikletit
se kish ardh dita qametit.
Teli e vu revolen vend
i tha shtabistit vure në mend
unë jam burrë që nuk vras qen.



A duhen te kerkohen e te denohen tradhtaret qe e masakruan Komandant Telin?


TRABOINI STUDIO - YOU TUBE


ANTOLOGJIA VIRTUALE TRABOINI



  • aristidh.p.kolia
  • hoti-traboini
  • palok.traboini
  • traboini esè
Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

Blog Archive

  • ►  2021 (1)
    • ►  August (1)
  • ►  2012 (2)
    • ►  January (2)
  • ▼  2011 (7)
    • ►  July (1)
    • ►  June (5)
    • ▼  March (1)
      • DY FILMA PER KOMANDANT TELIN
  • ►  2010 (2)
    • ►  December (2)

Contributors

  • Pantheon Books
  • traboini


Picture Window theme. Powered by Blogger.